Një shqiptar i Kosovës kishte humbur dokumentet dhe shkon në një stacion policor për të bërë denoncimin. Asgjë e çuditshme, përveç se protagonisti i historisë është arrestuar menjëherë pasi ka dhëne gjeneralitetet e tija. Kosovari rezultoi se ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Historia, e publikuar në mediat fqinje ka ndodhur në Lodi të Italisë. 28-vjeçari me origjinë nga Kosova, por me banim në Francë, kishte humbur dokumentet në Itali dhe kishte vendosur të paraqiste ankesën në një stacion policor në qytetin Lombard. Autoritetet gjermane kishte lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit ndërkombëtar nën akuzën e krimeve kundër pronës. 28-vjeçari është aktualisht në burg në Lodi, duke pritur që të ekstradohet në Gjermani.