Ish-ambasadori i Shqipërisë në Romë, Neritan Ceka tha se në Ministrinë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi që merret se ku shkojnë gratë e ambasadorëve. “Ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishmet, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishte me mua dhe pyeta më thanë se nuk ka kontakt.
Ambasadori ka një radhë detyrash. Ministria kërkon sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç’bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi që flasin direkt me drejtorë të ministrisë”, deklaroi ai në emisionin “Tempora”.
Më poshtë video: