Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidetnit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ka paraqitur gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, disa shënime konfidenciale nga blloku i tij, në të cilat thuhet se në rast të përshkallëzimit të tenisoneve në Venezuelë, SHBA do të dërgojnë rreth 5000 ushtarë në Kolumbi.
Gjatë kësaj konference, kur ai njoftoi për sanksione ndaj industrisë së naftës të Venezuelës, Bolton mbajti shënimet e tij në drejtim të kamerave, më ç’rast edhe u fotografuan nga mediat e pranishme.
Në të ishin shkruar dy fjali: “Afganistan, mirëpresim bisedimet” dhe “5 mijë trupa në Kolumbi”.
Gjatë konferencës, Bolton nuk do të përjashtojë përdorimin e trupave amerikane në Venezuelë duke bërë thirrje për forcat e sigurisë që të pranojnë transferimin paqësor, demokratik dhe kushtetues të pushtetit.
“Ne kemi parë personelin zyrtar dhe ushtarak të Venezuelës duke e ndjekur këtë thirrje,” shtoi ai, duke cituar dëbimin këtë fundjavë të atasheut ushtarak të vendit në Uashington.
Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu sanksione kundër kompanisë shtetërore të naftës të Venezuelës në një përpjekje të koordinuar me udhëheqësin kryesor të opozitës për të dëmtuar bazën e pushtetit të presidentit Nicolas Maduro.
Zyrtarët e Pentagonit, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës, thanë se Departamenti i Mbrojtjes nuk kishte marrë ndonjë urdhër për këtë qëllim.
Në pyetjet për bllokun e Boltonit, Shtëpia e Bardhë vuri në dukje deklaratat e presidentit Trump se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në lidhje me Venezuelën.
Tensionet midis kësaj të fundit dhe SHBA-së, që janë të tilla për shumë vjet, kanë kaluar në nivele krizash javën e kaluar, pasi Trump njohu opozitarin Juan Guaido, si president të Venezueles.(TemA TV)