Trupat rregullator të mediave, organizata civile dhe institucione publike vendosën firmën e tyre për pjesëmarrje në rrjetin për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në media. Iniciatorë i rrjetit është Këshilli i Etikës në Media në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup.
Duke marrë parasysh faktin se gjuha e urrejtjes për një kohë më të gjatë mbizotronte në skenën mediatike, duke ndryshuar vetëm personat të cilëve kjo gjë u ka shërbyer qëllimeve dhe taktikave të tyre, na ka detyruar që edhe ne vetë të alarmojmë për formimin e një trupi për vetrregullim në media por edhe në përgjithësi gjithë bashkësia mediatike, se diçka duhet të ndërmerret. Duhet të theksojmë se vetrregullimi nuk është ilaçi i vetëm për gjuhën e urrejtjes në media, veçanërisht jo në shoqërinë tonë ku gjatë kohë kanë munguar kapacitetet demokratike- deklaroi Marina Tuneva, drejtore e Këshillit të etikës.
Ambasadori i OSBE-së Klemens Koja është i bindur se rrjeti do të sjellë rezultate konkrete në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.
Jam i bindur se vendosja e këtij rrjeti do të ndikojë në sjelljen publike duke penguar gjuhën e urrejtjes në media. Rrjeti do t’i lejojë anëtarët e tij të zhvillojnë masa për reduktimin e gjuhës së urrejtjes në media dhe do të analizojnë se pse gjuha e urrejtjes paraqet një element gjithmonë e më prezent që dërgon në krim të urrejtjes- deklaroi Klemens Koja, ambasador i OSBE-së.
Kryetari i Komisionit për ankesa në Këshillin e Mediave, Mirçe Adamçevski, vlerëson se një përqindje e madhe e ankesave që marrin i referohen pikërisht përdorimit të gjuhës së urrejtes. Ai shton se gjuha e urrejtjes veçanërisht është prezente gjatë zhvillimeve të rëndësishme politike dhe pritet të jetë e tillë edhe tani në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Përdoruesit tinëzar të gjuhës së urrejtjes mbrohen me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe vlerësojnë se askush nuk mund ta kufizojë këtë ose flasin për vendosjen e censurës në media. Me këtë, me qëllim harrojnë se gjuha e urrejtjes është pikërisht keqpërdorim i lirisë së fjalës ose siç thuhet, liria e fjalës nuk është liri për gjuhë të urrejtjes- pohoi Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa në Këshillin e etikës.
Pjesë e rrjetit, përveç Këshillit të etikës, janë edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Agjencia e Mediave, Minsitria e Brendshme, Ministria e Informatikës, Kabineti i ministrit pa resor i angazhuar për transparencë dhe komunikim, Avokati i Popullit, Akademia për gjykatës dhe prokuror publik, Fondacioni Metamosfozis dhe dhjetëra organizata të tjera.