Mendimi i Gjykatës Supreme, se Prokuroria Speciale Publike, nuk duhet të hapë lëndë të reja nga përgjimet, është i shpejtuar dhe e pengon punën e PSP-së për të realizuar pritjet e qytetarëve. Kështu vlerëson ish-gjykatësja supreme Vera Koco, e cila në prononcim për TV Alsat. Ajo thotë se Gjykata Supreme ka të drejtë të vendosë vetëm atëherë kur bëhet fjalë për iniciativa të dorëzuara nga ana e kryetarëve të gjykatave, sektorëve gjyqësor, seanca të gjykatësve edhe për iniciativa të avokatëve lidhur me çështje të caktuara juridike edhe atë kur në ato raste bëhet fjalë për harmonizimet e zbatimit të ligjeve.
Në rastin konkret, mendoj se kërkesat e avokatëve për shpjegimin e dispozitës nga Ligji për Prokurorinë Speciale është disi e parakohshme dhe e prejudikuar në një mënyrë për shkak se Gjykata supreme ende nuk ka lëndë në lidhje me këtë çështje juridike. // Në këtë rast, ai afat i paraparë prej 18 muajsh kaloi me, ndoshta, rezultate jo më të larta. Por me sjelljen e një vendimi të këtillë Gjykata Supreme në një mënyrë e pengon punën e mëtejme të asaj Prokurorie. Ligji për Prokurori Speciale, ka parashikuar afat prej 18 muaj por duhej Gjykata Supreme të lejojë që të vijë lëndë e tillë, të deklarohen gjykatat e tjera me vendime të tyre në lidhje me këtë çështje juridike dhe eventualisht të vendosje të harmonizimin e zbatimit të këtij ligji – tha Vera Koço, ish gjykatëse./Alsat-M