Një adoleshent francez është arrestuar pasi pagoi vetëm 10 dollarë për një PlayStation 4.
19-vjeçari i identifikuar Adel ia doli ta bëjë këtë me anë të një rrengu për kasieret. Ai mori lojën dhe e futi në sektorin e frutave për ta peshuar. Më pas i vuri etiketën e frutave dhe hoqi faturën reale.
Kur shkoi tek kasa, qesja i peshoi 2.7 kg dhe duhet të paguante vetëm 10 dollarë.
Çmimi i vërtetë i një PlayStation 4 është 340 euro. Nuk ishte ky qëllimi i Adel. Ai e nxorri në shitje pajisjen për 100 euro pasi donte të paguante biletën e trenit për të shkruar në vendlindjen e tij në Nice.
Adoleshenti u kap nga policia dhe u arrestua për vjedhje pasi u kthye sërish në dyqan që të bëjë të njëjtin rreng për të dytën herë. Ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë dënimi i tij.