Ish-kryeministri, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre, në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Thaçi i kërkoi autorit të emisionit, Ylli Rakipi, një debat me Berishën, lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke qenë se ky i fundit ka artikuluar disa herë argumenta kundër korrigjimit të kufijve.
Berisha ka reaguar për gazetën Express, duke e refuzuar këtë ftesë.
“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit.Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka deklaruar Berisha.
/TPZ.AL/