Një shqiptare duket se u bë milionere me investimet e saj në kriptovaluta.
Kështu, të paktën, bëhet e ditur me anë të një postimi në Facebook nga Valbona Pacolli.
“Urime princesha ime, jam shumë krenare që e arrite sot këtë sukses.
Përveç babit, tani na u bëre edhe ti milionere”, shkruan në një profil në Facebook me emrin Valbona Pacolli, në një postim publik.
Në këtë rast, Valbona i referohet një vajze me emrin Linda Pacolli.
Madje, në një koment, Valbona jep detaje për investimet e vajzës.
“Ne keto caste po me kujtohet kur ka investuar Linda ne vitin 2013, 1 BTC 11€ ka qene (sot eshte aty pran 8000€) dhe une edhe pse si nje intelektuale, prap nuk kisha degjuar per valutat virtuale ne ate kohe asgje dhe kur me tregoj vajza qe te gjitha parat e dhuruara gjate vitit te ri i ka investuar se bashku me babin e saj ne BTC, shume jam ankuar por sot kam ndryshuar mendim dhe i kerkoj falje vajzes time publikishte sepse eshte treguar me e zgjuar se une ne kete rast prandaj krenohem me princeshen time”, shkruan ajo në koment.
Në fotografinë e publikuar shihet teksa vlera e kriptovalutave që posedon ajo ka kaluar 1 milionë dollarë.