Ballina Aktualitet Lajme Nikola Gruevski: Nuk tregoj si kam ikur në Hungari, ta zbulojë qeveria

Nikola Gruevski: Nuk tregoj si kam ikur në Hungari, ta zbulojë qeveria

Pas largimit të tij nga Maqedonia, ish-kryeministri Nikola Gruevski ka dhënë një intervistë ku tregon sesi ka braktisur vendin dhe mori azil politik në Hungari.

“Nga Maqedonia ika shumë thjesht. Kalova nga Shqipëria. U paraqita në ambasadën e Hungarisë në Tiranë ku kërkova azil politik. Nga atje erdha në Hungari ashtu siç u vendos pas disa konsultimeve të caktuara të tyre. Për faktin që disa vite isha kryeministër, për shkaqe sigurie u vendos që të transportohem deri në Hungari. E përdora letërnjoftimin”, u shpreh Gruevki.

Kur gazetarja e pyet Gruevskin nëse ka përdorur apo jo letërnjoftim në kufirin Maqedoi-Shqipëri, ai tha se nuk do të përgjigjet kësaj pjese duke shtuar se është qeveria ajo që duhet ta zbuloje.

“Këtu nuk mund t’iu përgjigjem në këtë pjesë. Po ia lë qeverisë të punojë në këtë rast, sepse paralajmërojnë se gjithçka do të zbulojnë, por prej se shkova në Shqipëri, më pas gjatë rrugëtimit kamë përdorur letërnjoftimin tim deri te kufiri Serbi-Hungari. Në Hungari hyra me një dokument të cilin e morra në ambasadën e Hungarisë në Tiranë”, tha ai./E.B-dritare.net