Te nderuar bashkefshatar
Te nderuar kontribues
Edhe viti 2018 per rinine e fshatit Pallcisht ka qenë mjaft i suksesshem sa u perket aktiviteteve te zhvilluara ne fshat.
Na e kemi obligim para kontribuesve qe te paraqesim raport vjetor sepse transparenca jone e vazhdueshme ka qene ajo qe ka bere qe ju te na besoni ne punen qe kemi bere. Fale kontributit te bashkefshatarve ne diaspore dhe vendlindje kete vit kemi menaxhuar me nje buxhet prej 22.304 fr 💢
Me plote krenari ju paraqesim projektet dhe aktivitetet qe zhvilluam gjate vitit qe leme pas nesh.
✅ Rreth 80 familje te furnizuara me pako ushqimore dhe higjienike si dhe financiarisht mvaresisht nga situata ekonomike e familjeve
✅ Blerja e makines per kositje per mirembajtjen e varrezave te fshatit
✅ Blerja e makines per pastrimin e rrugeve te fshatit
✅ Blerja e tendes-shatorit per larjen e kufomave
✅ Grumbullimi i vitreve dhe zeqatit si dhe shperndarja e mishit te kurbanit familjeve ne nevoje
✅ Organizimi i iftarit te perbashket me bashkfshataret
✅ Rinovimi i Shkolles fillore te fshatit
✅ Dhurata për gjithe nxenesit qe filluan vitin shkollor ne klase te parë
✅ Mbajtja e takimeve dhe kontakteve te rregullta me kryetarin e komunes si dhe organizimi i takimit te kryetarit me diasporen e Pallcishtit
✅ Vendosja e vizebardhave per kembesoret ne rrugen kryesore
✅ Organizimi i pastrimit te trotoareve ne rrugen kryesore nga te rinjt ne vendlindje
Te gjitha keto aktivitete nuk do te realizoheshin pa perkrahjen tuaj prandaj nje falemenderim te madh per gjithe bashkefshataret qe gjate gjithe kohes na kane perkrahur pa asnje rezerve.
Me respekt
Rinia e Pallçishtit