Vullnet Mato
KUR ZIHEN ARIXHOFKAT
Në lagjen tone u zunë dy arixhofka
dhe dolën gjithë banorët në dritare.
U shanë nga pragu deri te rrëzë kofsha,
zhyen qetësinë dhe edukatën qytetare.
Fëmijët shkollor pyetën prindërit e tyre,
për domethënien e sharjeve aq banale:
“ç’kuptim kishin fjalët: kurvë dhe lavire,
pse duhej ngrënë si ushqim “ai” në hale.”
Por prindërit s’dinin të jepnin përgjigje,
u thanë fjalëve të tilla mos u vini mend,
po shikoni përralla e lodra me vizatime,
sidomos kur ka arixhofka në parlament…