Shina Tamayo nga Filipinet, ka nisur të qante kur preu tortën e dasmës dhe kuptoi përbërjen të cilën e kishte shtresa e parë.
Së bashku me bashkëshortin, nusja i kishte paguar planifikueses së dasmës afro 2,500 euro, për ushqim dhe dekorime.
Mirëpo, gjatë ceremonisë mungonte ushqimi dhe pijet, teksa torta me dy kate ishte një mashtrim. Ata u detyruan të vizitojnë një restorant në afërsi, ky blenë oriz, mish dhe ushqime tjera që t’i shërbejnë mysafirët.
E mërzitur për shërbimin e dobët, nusja nuk mundi të përmbahej në momentin e prerjes së tortës, kur situata u përkeqësua në ekstrem.
Shtresa e parë e tortës ishte tërësisht nga stiropori i mbuluar me një shtresë kremi.
Për shkak të këtij mashtrimi, planifikuesja u arrestua, ndërsa në stacionin policor shkuan të dëshmojnë edhe të porsamartuarit që ende kishin veshjet e dasmës.