Ka mbaruar barazim 1 me 1 sfida mes Romës dhe Milanit e luajtur sonte në Olimpico. Në fillim kaluan në avantazh milanezët, por Roma barazoi me të nisur pjesa e dytë.
Roma dhe Milan janë në luftë për një vend në zonën Champions dhe kanë vetëm një pikë diferencë.
Ndërkohë supriza vjen nga Lioni, ku vendasit kanë arritur të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë ndaj miliarderëve të PSG.
PSG kaloi shumë shpejt në avantazh në minutën e 7 të pjesës së parë me Di Marian, por Lion tregoi vullnet dhe dëshirë për të fituar duke barazuar në 45 minutat e para e duke kaluar në avantazh me Nabil Fekir në fillim të pjesës së dytë.
Me këtë rezultat, Lion ruan vendin e tretë, ndërsa PSG është e qetë në krye të tabelës me 10 pikë para Lilës së vendit të dytë.