Të martën me datën 5 shkurt Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit në Hungari.
Në këtë turne që do të mbahet në qytetin e Debrecenit “BOCSKAI ISTVAN”, do të përfaqësohet nga dy boksier, Shpëtim Bajoku, që do të garojë në kategorinë deri në 64 kg, si dhe Ardit Deliaj në kategorinë 84 kg, njofton Federata e Boksit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Në delegacion do të jenë edhe selektori Shefki Bogujevci, si dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Turneu zgjat nga data 5 – 10 shkurt 2019,ku marrin pjesë me shumë se 30 shtete.