Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.
Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave që vendi duhet ti përmbush drejt procesit integrues në BE.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për procesin e reformave të mirëfillta sistemore që vendi sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.
Shërbimi për Informim – PDSH