Ballina Aktualitet Lajme Shqiptari fiton një makinë nga Telekomi

Shqiptari fiton një makinë nga Telekomi

Hajrullah Ajrullai sot i mori çelësat e Peugeot 208, të çmimit kryesor nga loja shpërblyese pripeid
Përveç automobilit, gjatë lojës shpërblyese çdo ditë ndahej nga një smartfon Samsung Galaxy J6

Hajrullah Ajrullai nga Shkupi është fitues fatlum i automjetit Peugeut 208, çmimit kryesor prej lojës shpërblyese pripeid “Rimbush dhe fito” të cilën e organizoi Makedonski Telekom. Ajrullai sot i mori çelësat e automjetit të tij të ri.

“Për herë të parë marr pjesë në lojën shpërblyese dhe e fitova çmimin kryesor. Me të vërtetë jam i befasuar. Kisha shumë fat. Kur më kumtuan se jam fitues i Peugeot 208, mendova se po bëjnë shaka. Nuk kemi automjet, kështu që kjo befasi është e mirëseardhur për familjen time gjashtëanëtarëshe. Dy fëmijët e mi të vegjël me padurim e presin këtë dhuratë të mrekullueshme”, deklaroi Hajrullah Ajrullai gjatë dorëzimit të çelësave të automobilit, duke theksuar se familja e tij për shumë vite janë abonues të kënaqur të shërbimeve të Makedonski Telekom.

Loja shpërblyese e cila u organizua për të gjithë abonuesit e rinj dhe të përhershëm pripejd, zgjati prej më 26 nëntor të vitit të kaluar deri më 14 janar të këtij viti. Çmimi kryesor u tërhoq më 15 janar. Përveç çmimit kryesor Peugeot 208, çdo ditë derisa zgjati loja shpërblyese, Telekomi i ndau edhe nga një smartfon Samsung Galaxy J6, ndërsa abonuesit të cilët u regjistruan për lojën i fituan nga 1 GB internet.

Artikulli paraprakTetovari kapet “gafil”, policia i bastis shtëpinë dhe i gjen…
Artikulli tjetërFatos Beqiraj driblon katër lojtarë radhazi (VIDEO)