Ish-politikani holandez Joram van Klaveren, një periudhë deputet dhe numri dy i partisë së ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (PVV) në Holandë, ka pranuar Islamin derisa shkruante një libër kundër Islamit, transmeton Anadolu Agency.
Sipas shtypit holandez, ish-politikani 39 vjeçar Joram van Klaveren, është bërë musliman në tetor të vitit të kaluar duke e shqiptuar shehadetin.
Gjatë shkruarjes së librit anti-musliman, hulumtimet që i ka bërë ish-politikani kanë ndryshuar pikëpamjen e tij ndaj Islamit.
Ai pasi është bërë musliman, nxorri një libër që dobëson mendimet e jomuslimanëve ndaj Islamit.
Van Klaveren mes viteve 2010-2017 ishte deputet në Parlamentin e Holandës. Në vitin 2014 u largua nga partia dhe u bë deputet i pavarur, për shkak të fjalëve raciste ndaj personave me origjinë marokene të liderit të PVV, Geert Wilders.
Në vitin 2017 ishte kandidat në zgjedhjet e përgjithshme nga partia të cilin ai vet e themeloi, por për shkak se nuk mori votat e nevojshme braktisi politikën.
Gjithashtu edhe Arnoud Van Doorn, lideri i Partisë së Unitetit, një periudhë në partinë PVV, para 6 vitesh u largua nga partia dhe pranoi Islamin.