Ballina Aktualitet Opinione Arbana Xharra: Po du me besu në shqiptarin e ndershëm por, më...

Arbana Xharra: Po du me besu në shqiptarin e ndershëm por, më del para syve matrapazi me rrëmojse në gojë!

Arbana Xharra

Po du me besu ne shqiptarin, e ndershem, te beses, te nderit, e te fjales…
Po du me besu ne shqiptarin, qe me shekuj ka qene i shkelun, i vujtun, e i persekutun…

Po du me besu ne shqiptarin, qe ta shtron sofren e ndan kafshoren e fundit me ty…
Po du me besu ne shqiptarin, qe krenohet me ciken po aq sa edhe me djalin…

Po du me besu ne shqiptarin, qe ta zgjate doren kur je ne hall te madh…
Po du me besu ne shqiptarin, qe nuk con dore ne gru…
Por po me dalin para syve, grushtat e shqelmat e juaj…
Po me dalin para syve, bishat e egra…

Po me dalin para syve, kapadainjt qe dikur kane cofe per buke, e sot te shkelin pa dhimte…
Po me dalin para syve, matrapazet me rrmojsa ne goje…

Po me dalin para syve, burrat qe te presin ne terr per te te shqelmu…
Po me dilni para syve, krejt ju, qe qeshet ne zorin tone me te madh…
Hipokrita!