Ballina Aktualitet Lajme Zhduken dy skitarë në Kodrën e Diellit (Video)

Zhduken dy skitarë në Kodrën e Diellit (Video)

Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.S. nga Tetova, dje mbrëma (7 shkurt), rreth orës 19 e 30 minuta, në stacionin policor në Kodrën e Diellit, ka denoncuar se 29-vjeçari M.L. dhe 45-vjeçari Sh.F., të dy nga Tetova, janë larguar nga grupi me të cilët së bashku kanë skijuar, prej fshatit Lisec në drejtim të fshatit Pallçisht i Poshtëm, prej ku kanë humbur orientimin dhe prej atij momenti nuk kanë pasur qasje në rrjet as në celularët e tyre.

Menjëherë është organizuar kërkimi ndaj dy tetovarëve, në të cilën kanë marrë pjesë më shumë punonjës të policisë, të udhëhequr nga menaxhmenti i Sektorit për Bunë të Brendshme Tetovë, në bashkëveprim me ekipet malore shpëtuese, të cilët me anë të ratrakut (pronë e ,,ELEM turs,,) janë drejtuar në vendin e treguar ku mbrëmë (8-shkurt) rreth orës 02 e 30 minuta, personat e humbur janë gjetur, dhe më pas janë dërguar deri në fshatin Pallçisht i Poshtëm, prej ku me veturë zyrtare të policisë, janë dërguar deri në shtëpitë e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews