Një fotograf arriti të kapte këtë foto të pabesueshme të një peshkaqeni të bardhë të madh, vetëm një inç larg nga aparati i tij gjatë pushimeve në Afrikën e Jugut.
Scott Davis, nga Monterey, Kalifornia, po drejtonte një udhëtim fotografik kur shkrepi fotot e tmerrshme.
50 vjeçari tha: “Unë isha duke udhëhequr një udhëtim fotografik në Afrikën e Jugut kur realizova fotografinë. Peshkaqeni i bardhë e nxirrte kokën nga uji për një vështrim më të thellë në atë ç’ka po ndodhte dhe ishte vetëm një inç larg nga kamera ime, ndërsa dhëmbët e tij dukeshin shumë mbresëlënës”.