Një përleshje masive para një bari ka shkaktuar edhe humbjen e jetës së një shqiptari nga Maqedonia.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin austriak Regau.
Ai mbeti i plagosur rëndë gjatë përleshjes, ndërsa ka ndërruar jetë më pas në spital.
https://youtu.be/ktF9q8iYolA
Disa persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë incidentit.
Mediat austriake shkruajnë se viktima është 29 vjeç, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë saktë shkaqet e vdekjes.
Nëntë persona u përfshinë në konflikt, të cilët janë arrestuar nga policia duke u dërguar në departamente të ndryshme.
https://youtu.be/s8lhbjvTck8