Dokumentet personale me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet, patentë shoferët etj., qytetarët do të munden t’i marrin pasi që, Qeveria ta publikojë në Gazetën Zyrtare datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht përdorimit të emrit të ri të shtetit.
Protokolli nga Athina pritet që sot të dërgohet në Shkup.
Në pyetjen se kur do të fillojë procedura që qytetarët të marrin dokumente të reja sipas emrit të ri, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski për “Meta” thotë se “pasi që të dërgohet nota e Athinës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, më pas MPB duhet që të shpallë thirrje për furnizim publik për dokumentet e reja”.
“MPB duhet të furnizojë pasaporta, dokumente. Nuk ka kufizim për atë, nëse derisa zgjat furnizimi i dokumenteve qytetarët do të munden të nxjerrin të reja, pasi që do të marrin dokumente sipas të vjetrat, të cilat më pas do të duhet që t’i ndërrojnë në afat prej 5 vjetëve”, u përgjigj Boshnjakovski.
“Meta” pret përgjigje nga MPB rreth kohës se sa do të zgjatë procedura e furnizimit të dokumenteve të reja.
Përndryshe, tanimë ka filluar ndryshimi i mbishkrimeve dhe tabelave të organeve shtetërore dhe Kuvendit, e para e ka nisur Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht sot në mëngjes i ka hequr shkronjat nga mbishkrimi në objekt “Qeveria e Maqedonisë” dhe pritet që e njëjta të zëvendësohet me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.