Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ditë më parë e ka festuar ditelindjen me muzike live me Naimin dhe Mihrijen Brahën. Videon e ka publikuar një porfil në Facebook Xhamia e Isabeut e cila thuhet se menaxhohet nga reforamtorët e BFI-së.
Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.
Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.
Ndryshe Sulejman Rexhepi edhe vitet tjera i ka festuar me muzikë ku së fundmi ishte Shyrete Beluli dhe Mahmut Ferati.
https://youtu.be/M6IwyJ9WiEs