Ballina Aktualitet Lajme BANORËT E KONJARES SË MESME NË PROTESTA, NA I SHKATËRRUAN TË MBJELLAT...

BANORËT E KONJARES SË MESME NË PROTESTA, NA I SHKATËRRUAN TË MBJELLAT (VIDEO)

Banorët e Konjares së mesme kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit në shenjë revolte ndaj punimeve që po i zhvillon kompania “Progres” në lumin Pçinja, që është burimi i tyre për jetë i cili ua ujit të mbjellat. Banorët të cilët ishin mbledhur për ta bllokuar rrugën kryesore, kishin bllokuar edhe makinën e firmës që zhvillon punimet në fshatin e tyre. Sekretari i bashkësisë lokale ankohet së përveç shkatërrimit të të mbjellave nga mungesa e ujit, çdo ditë fëmijët i dërgojnë në shkollë në rrezik nga makinat e rënda deri 40 tonëshe.

Azem Qerimi, sekretar i Bashkësisë Lokale – Konjare e Mesme

“Pe shihni edhe vetë. Kamionët nga 30, 40 tonë kalojnë nëpër fshat. 450 nxënësa i kemi në shkollë. Ne nuk guxojmë ti lëshojmë fëmijët vetë në shkollë, mund të na i shkelin fëmijët. Edhe tokën krejtë na i gërryen. E marrin zallin pa pare, e e shesin pa pare…Nuk ka ligj që thotë se mund të bëhet gërryerje në tokë pjellore, dhe në lum. Niveli i ujit ka rënë shumë poshtë. Gjithmonë detelinat i kemi kositë nga shatatë herë, ndërsa tani vetëm një herë”

Mirsad Dërniç, banor

“Neve na e kanë kërcënuar mbijetesën me këto gërryerje. Këtu 20 persona përfitojnë, ndërsa pesë mijë të tjerë vuajnë dhe detyrohen që të largohen jashtë vendit. Ne jemi mbledhur që të shprehim revoltën dhe të tregojmë se i kemi informuar institucionet disa herë me radhë…Nëse deri para 20 viteve kishim shumë më shumë gru, ose jonxhë, tani nuk kemi as edhe një hektar. Jonxhën nuk mund ta prejmë as një herë në vit. Meqë këtu nuk kemi asnjë perspektivë, burimin e vetëm të ekzistencës e kemi këtë veprimtari të të mbjellave”

Banorët siguruan se askush nuk mund tua ndryshojë mendjen për të hequr dorë nga bllokimi i rrugëve derisa të shohin me sytë e tyre kamionët që tërhiqen nga fshati.

“Banorët e Konjares thonë se disa herë kanë bërë apel deri tek pushteti qendror dhe lokal, për ta zgjidhur këtë problem i cili është tejet jetik për ta, por thonë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive, se ata do ta zgjidhin këtë problem. Ata i dhanë ultimatum pushtetit, se më nuk do ti dërgojnë as fëmijët në shkollë, pasi frikësohen për sigurinë e tyre në rrugë, për shkak të automjeteve të rënda që kalojnë nëpër fshat”

Kontaktuam pronarin e firmës “Progres” që po zhvillon punimet në fshat. Qazim Osmanoviq premtoi se do të demantojë pohimet e banorëve gjatë ditës së nesërme, dhe paralajmëroi prezantimin e gjithë dokumentacionit me të cilin e ka marrë lejen për gërmim.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews