Pas reagimit paraprak të pjesëtarit të njësisë speciale Milazim Kadriu, dhe reagimit të zv.ministrit të policisë në Maqedoninë Veriore, Agim Nuhiu, ka reaguar Kadriu edhe më ashpër.
Ai ka akuzuar njeriun e dytë të MPB-së se po ushtron presion nëpërmjet kontrollit të brendshëm, por ka porositur Nuhiun se nuk do të frikësohet nga presionet.
“Paska reaguar zv.Ministri i MPB nlidhje me rastin e shkrimit tim ku shpreha mllefin dhe revolten kunder padrejtesive qe na behen vazhdimisht ne kete dikaster.Por ne vend qe ti perkushtohet punes dhe te permireson statusin diskriminues te punonjesve te vet, Ai me paska derguar kontrollin e mbrendshem qe te me hesht apo te me frigon ne njefar menyre.Nuk e din i gjori se un nuk ju kam friguar autoblindave,tanksave,helikoptereve, eres se barutit kur u dasht me ngrit zerin kunder padrejtesive ndaj popullit tim e po i frigohem eres se parfumit tend.O i nderuar ti ate pozit je tu e gzue fale deshmoreve, invalideve dhe ushtareve te UÇK’s dhe ne vend se te jeni mirnjohes ju mundoheni ne menyre tinzare t’na demtoni,veq ta dish se ka me ju zene haku jone shum shpejt.Ato te holla qe dot ua merrni femijeve tmij nga masa disciplinore uroj t’ju bleni femijve tu ilaçe.”- thuhet në reagimin e Kadriut