Nga Qeveria informojnë se sot hyn në fuqi Marrëveshja Përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shfuqizimin e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve, që Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë përkatëse e publikoi në Gazetën Zyrtare, njofton KOHA.
“Njoftojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i solli më 11 janar 2019. Të njëjtat hyjnë në fuqi sot, më 12 shkurt 2019 me publikimin përkatës nga Qeveria në Gazetën Zyrtare”, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.
Me këtë, siç theksojnë nga Qeveria, fillon zbatimi i obligimeve të cilat dalin prej Marrëveshjes Përfundimtare dhe Amendamenteve Kushtetuese.
“Vendimet fillestare lidhur me masat e nevojshme dhe aktivitetet për zbatimin e obligimeve të lartshënuara do të prezentohen në kumtesë për opinionin të cilën do ta publikojë Grupi i punës ndërdikasterial për zbatimin e obligimeve prej Marrëveshjes Përfundimtare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.(koha.mk)