Mijëra profile false në ”Twitter”, për të cilat aludohet se janë hapur në Rusi, Iran dhe Venezuelë po kërkojnë të nxisin ndasitë në Kanada mbi çështje delikate si emigracioni apo gazsjellësit, raportoi sot radio-televizioni publik kanadez.
‘’Rreth 21 600 mesazhe të postuara nga profilet e rreme në ‘’Twitter’’ janë përpjekur të përforcojnë mesazhet negative mbi këto tema’’, bën të ditur Radio-Canada/CBC pas shqyrtimit të rreth 9,6 milionë mesazheve në ‘’Twitter’’.
Këto profile u fshinë më pas nga rrjeti social amerikan, i cili dyshon se pas kësaj veprimi qëndron Rusia, Irani dhe Venezuela. Twitter-i publikoi informacionin më 3 shkurt si pjesë e një iniciative të re për të garantuar “integritetin e zgjedhjeve”./atsh