Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut i refuzon azilin gruas nga Dubai: S’të mbrojmë dot...

Maqedonia e Veriut i refuzon azilin gruas nga Dubai: S’të mbrojmë dot (VIDEO)

Një grua 42 vjeç, nga Dubai kishte kërkuar azil në Maqedoninë e Veriut, por shtet Ballkanik ia ka refuzuar kërkesën. Aktualisht ajo ndodhet e strehuar në një qendër emigrantësh pas arratisjes nga atdheu i saj sepse ndihet e kërcënuar nga familja për shkak se kërkoi divorcin.

Në tetor të 2018, Hind Albolooki bëri kërkesë të Ministria e Brendshme maqedonase për azil, por autoritet gjyqësore ia refuzuan, duke thënë se dëshira e saj për të bërë nje jetë normale nuk është e mundur për shkak të mungesës së sigurisë. Vendimi u miratua nga gjykatat javën e kaluar.

Prej frikës se ajo mund të dërgohej në shtëpi në Dubai, avokatët siguruan një vendim gjyqësor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg , që bllokon dëbimin e saj ndërsa gjykata shqyrton çështjen. “Tani për tani ajo është e sigurt nga dëbimi”, tha Zoran Drangov nga Shoqata e Juristëve të Rinj në Maqedoni, i cili paraqiti rastin. Më parë këtë muaj, Albolooki postoi një video në YouTube duke përshkruar jetën e saj.
“Erdha në Maqedoni sepse u arratisa nga Dubai. Ndjehem e kërcënuar (nga) im atë, vëllai i tij i madh, vëllai im. Ata më thanë se do e bëjnë jetën time ferr sepse kërkova divorcin. Jam nëna e katër fëmijëve, asnjë nënë nuk do t’i linte fëmijët e saj si kjo, por unë i lash sepse nuk kisha tjetër zgjedhje”, shtoi ajo me një zë dridhës.

https://youtu.be/lZkjxsAg5iQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews