Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë dhënien e tabelave të reja të regjistrimit në afat prej katër muajve.
Ndërkohë, si zgjidhje e përkohshme MPB do të sigurojë afishe me shenjën NMK për tabelat e regjistrimit nëpër vetura. Këto vendime janë sjellë në takimin e sotshëm të Grupit ndërsektorial për kryerjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Prespës.
Ministria e Punëve të Brendshme do t’i marrë masat dhe aktivitet për zbatimin e zgjidhjes për periudhën kalimtare deri në krijimin e teknikave të sugjeruara për dokumentet e reja të udhëtimit.
Dhënia e pasaportave të reja të fillojë nga fundi i vitit 2019. Në periudhën kalimtare MPB gjatë daljes ose hyrjes në RMV, në dokumentet e udhëtimit ekzistuese dhe që sapo janë dhënë do të vendos vulë që do të bëjë të qartë se dokumentet i takojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Banka Popullore, duke pasur parasysh kompleksitetin e procedurës, të bëjë analiza dhe plan të aktiviteteve të nevojshme për ndryshim gradual të banknotave, me dinamikë kohore. Banknotat e para të reja me emrin e ri të Bankëa Popullore do të mund të jenë gati në fillim të vitit 2020, ndërsa më pas tërësisht të ndryshohen më së voni në afat prej 5 viteve nga hapja e kapitullit relevant të BE-së.
Shenjat e komunikacionit në drejtimet ndërkombëtare në vend, të ndërrohen në afat prej 2 muajve.
Në afat prej 6 muajve të bëhet kontrolli i revizionit të statusit të përmendoreve, ndërtesave publikedhe infrastrukturës. Nëse vërehet se bëhet fjalë për histori helene antike dhe civilizim si pjesë trashëgimisë historike të Greqisë, të merren masat dhe aktivitetet konkrete.
Në afat prej 6 muajsh do të largohet simboli i theksuar në flamurin e mëparshëm nacional nga hapësirat publike dhe për përdorim publik. Ajnur Bafqari /SHENJA/