Ballina Aktualitet Lajme “REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT” NË AEROPORTE DHE PIKAT KUFITARE BRENDA TRE...

“REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT” NË AEROPORTE DHE PIKAT KUFITARE BRENDA TRE DITËSH

Pas mbledhjes së parë të Grupit ndërsektorial për kryerjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës janë sjellë këto vendime për nevojat e masave dhe aktiviteteve për kryerjen e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut pos hyrjes në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare dhe ndryshimeve kushtetuese më 11 janar 2019, raporton Tv SHENJA.

Drejtoria doganore duhet të vendos afishe në tabelat e pikave kufitare të kufijve shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe tek të dy aeroportet në RMV në afat prej tre ditëve.

Sektori për marrëdhënie më publikun në kuadër të Qeverisë së RMV në afat prej 7 ditëve të përpunojë libër të standardeve grafike me të cilat përcaktohen standardet për tregim vizuel të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. Si logo që e përdorin institucionet shtetërore për tabelat publike në hyrje të të gjitha institucioneve.

Sekretariati i përgjithshëm në afat prej 7ditëve të përgatit softuer që do t’i përmbajë të institucionet të bëjnë ndryshim të të gjitha të dhënave (logo, memorandume, komunikime elektronike, ueb faqe media dhe të ngjajshme në afat prej 3 ditëve

Ndryshimi i të gjitha tabelave në nivel qendror dhe lokal të përfundojë në afat prej 4 muajve.

Të gjitha institucionet të bëjnë ndryshim të të dhënave digjitale logo. Ministria e Jashtme duhet t’i ndryshojë tabelat në ministri si dhe vulat dhe në ministri në afat prej 2 javëve, ndërsa në përfaqësitë diplomatike konsullare në afat orej 3 javëve. Ajnur Bafqari /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews