Është koha e rrjeteve sociale dhe të gjithë janë të etur për pëlqime, ndjekës dhe komente. Shumë njerëz duan të bëhen “influencues” sot dhe po përpiqen të ngrenë rrjetet sociale duke i kthyer në llogari biznesi nga të cilat mund të përftojnë kontrata. Nisur nga kjo, shumë persona sot po e shfrytëzojnë kërkesën për ndjekës, pëlqime dhe verifikimin e llogarisë, dhe po i shesin.
Për verifikimin e llogarisë disa persona e ofrojnë shërbimin me çmime shumë të larta që shkojnë deri në 15,000 dollarë, shkruan Mashable. Edhe blerja e pëlqimeve dhe ndjekësve kushton deri në disa qindra dollarë. Këto shërbime, mjaft skeptike duhet thënë, shesin edhe llogari të gatshme të ngritura në të gjitha platformat.
Kjo është e padrejtë për personat që i kanë ndjekësit realë. Shumë llogari me ndjekës të blerë përftojnë kontrata të majme, duke konkurruar padrejtësisht të tjerët. Por ky fenomen është edhe i rrezikshëm.
Sipas një investigimi që ka bërë SHBA, Agjencia Ruse e Kërkimeve në Internet shpenzoi dhjetëra miliona dollarë për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2016 me përdorues fallco dhe kompjuterik. Këta përdorues fallco shpërndani mesazhe me përmbajtjen e kërkuar në Twitter dhe Facebook.
Nisur nga kjo, SHBA po dënon njerëzit që shesin ndjekës fallco. Shitja e interaktivitetit fallco në rrjetet sociale dhe përdorimi i identiteteve të vjedhura për t’u angazhuar në aktivitet online është e paligjshme, ndaj nuk duhet të bini pre e shërbimeve që ofrojnë këta persona.
Përveç kësaj, nuk është e jashtëligjshme të blesh shërbimin por nuk është as gjë e mirë. E para sepse këta ndjekës nuk angazhohen në llogarinë tuaj. Pavarësisht rritjes së numrit të ndjekësve, ju do të merrni më pak pëlqime dhe komente. Ju humbisni integritetin dhe besueshmërinë kur ndjekësit tuaj real vënë re se nga 3000 ndjekës tashmë keni 10,000. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, do të zbuloheni! Ekzistojnë faqe në të cilat ju mund të fusni emrin e përdoruesit dhe të shihni sesa ndjekës realë kanë./E.L