Thotë se tani është mirë, por nata e mbrëmshme ka qenë e gjatë dhe me dhimbje për 49 vjeçarin Lulzim Dalipi, i punësuar në Fondin Pensional, i cili në 13 shkurtin e kobshëm ka qenë duke u kthyer nga una në shtëpinë e tij në Gostivar, përcjell FLAKA.
https://youtu.be/Kxu1wmYuCcA
Kur ka ndodhur tragjedia ka tentuar të flejë në autobus, por kjo i është kthyer në fotografi tmerri të cilat kanë pasuar me thirrje dhe piskama nga lëndimet. Dalipi punon në Fondin Pensional që nga viti 2004, sizakonisht k audhëtuar me veturë, por mbrëmë siç edhe disa herë tjera i ka ndodhur, është kthyer me autobus.
“Aq sa mbajë mend, pasi pompës së benzinës 7 Vëllezërit u kthye majtas, deri aty isha në vetëdije, goditi pankinat, u rrotullua dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Disa njerëz me veturë private më dërguan në spital”, thotë Dalipi.
Ndërkohë që ka udhëtuar në pjesën e pasme të veturës, ai ka qenë në vetëdije, kështu ishte edhe mëngjesin e sotëm kur foli parra gazetarëve i shtrirë në krevat.
“Mirë jam, i vetëdijëshëm, kam dhimbje në kurriz dhe kam brinjë të thyer”, thotë më tej Dalipi.
Dalipi është mesin e atyre pak personave me lëndime më të lehta të cilët ende mbahen në spital.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Rrëfimi i Angela Merkel/ Pse e bllokova futjen e Ukrainës në NATO në 2008-ën
- “Çmendet” turku/ Stamboll, 33 vjeçari vret 7 familjarë dhe vetëvritet
- E rëndë, 32-vjeçari polak vret vëllain, prindërit dhe më pas veten
- Tragjedi në Egjipt! Mbytet varka turistike me britanikë, spanjollë, gjermanë, amerikanë, sllovakë, zviceranë, belgë, polakë, norvegjezë, irlandezë, finlandezë dhe kinezë,17 persona të zhdukur, 28 u shpëtuan (VIDEO)
- I ngacmoi motrën 14-vjeçare, qëllon me thikë për vdekje hoxhën e fshatit