Njëri nga udhëtarët që ka qenë brenda autobusit, i cili gjatë ditës së djeshme u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë, ka treguar atë se çfarë ka përjetuar.
Ai tha fillimisht është dëgjuar zhurmë brenda autobusit, ndërsa më pas shoferi e ka humbur kontrollin e tij dha kanë dalur nga rruga, njofton Telegrafi Maqedoni.
https://www.youtube.com/watch?v=TE6GSVIzano
“Së pari familjarëve të të vdekurve ju shpreh ngushëllime. Në orën 16:15 dolëm prej punë prej Ministrisë së Ekonimisë. Diku rreth orës 16:30 u nisëm rrugës. Isha ulur në karrigen e tretë në anën e kundër të shoferit. Dhe papritmas filloi një zhurmë, unë u ngrita në këmbë dhe dola tek shoferi, kur e pash se ai kishte probleme me drejtimin e autobusit”.
“Pas kësaj autobusi doli në korsinë tjetër Tetovë-Shkup. Fatmirësisht nuk kishte vetura tjera. Më kujtohet momenti kur u përplas autobusi për asfalti dhe kur u ndal autobusi dola prej dritares. Nuk kam lëndime të mëdha dhe serioze”, tha mes tjerash udhëtari që ishte brenda autobusit.
Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan.
https://youtu.be/JfMTHNO0TyE
- Ndahet nga jeta Prof. Dr. Asllan Bilalli nga Gostivari
- Trump shpreson që Rusia dhe Ukraina ‘të bëjnë një marrëveshje këtë javë’, premton ‘biznes të madh’ me SHBA-të
- Kajtazi: As Albin Kurti, as Bedri Hamza – Fatmir Limaj i ka numrat për qeveri
- Jennifer Lopez ndez atmosferën në paddock-un e Ferrarit në Arabinë Saudite (VIDEO+FOTO)
- Të gjitha detajet/Aksidenti në aksin Kërçovë-Gostivar, përplasen 3 automjete, 3 të vdekur dhe 8 të plagosur, shkak shpejtësia e lartë (VIDEO)
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
@tetovanews
@tn.lajmelokale