Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.
Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç , baba i tre fëmijëve.
Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC.
Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë.
Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.
Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e të shtunës.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Naim Murseli në Gjykatë: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë kërkoj për veten burg të përjetshëm (VIDEO)
- Putin: Nuk diskutoj për paqe me dikë që organizon sulme
- Përplaset me motor me shtyllën e betonit, ndërron jetë 20-vjeçari në një fshat të Kumanovës
- “Financial Times”: Çfarë humbi në të vërtetë Rusia nga sulmi ukrainas
- Zbuloni frutat që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak
@tetovanews
@tn.lajmelokale