Aksidenti në Llaskarcë, tre pacientë ende në gjendje kritike. Siç njoftojnë nga ministria e Shëndetësisë, për momentin, në spitalin “8 shtatori” të hospitalizuar janë 18 pacientë. Tre prej tyre janë ende në gjendje kritike, ndërsa 15 të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient gjatë ditës së djeshme është lëshuar për shërim shtëpiak.
Në Qendrën Klinike në Shkup, 6 pacientë janë të hospitalizuar, nga ku 3 janë në Klinikën për Anestezi, Rianimacion dhe Shërim Intensiv, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje stabile shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë shton se pacienti i cili është në Klinikën për kirurgji torakale dhe pacientja shtatzënë, që gjendet në Klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë, gjithashtu janë në gjendje shëndetësore stabile.
Në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetvoë në Llaskarcë kishte 15 viktima dhe dhjetëra të lënduar.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- SOT PA ENERGJI ELEKTRIKE NË TETOVË, TEARCË, BOGOVINË DHE DISA FSHATRA – JA LOKALITETET DHE ORARET
- Tërmeti M7,4 trondit Kolumbinë: të paktën 132 të vdekur, një bilanc më i vonë flet për 138; 188 persona kërkohen në Cali
- 400 FAKTE TË VERIFIKUARA PËR TËRMETIN M7.4 NË KOLUMBI
- Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?
- Intervista me poeten Marta Markoska: Poezia, trupi dhe liria e një zëri të guximshëm














