Sot rreth orës 15 nga burimet policore është raportuar për një person që ka humbur jetën në vendin e punës në Rrugën e Londrës (“Londonska”) në Shkup, në një objekt në ndërtim, raporton gazeta Koha. Bëhet fjalë për personin Mahir Abazi, 33 vjeçar nga f.Çellopek i Tetovës, i cili ishte angazhuar në vendin e punës para tre ditëve.
Derisa ka tentuar të ngarkojë armaturë hekuri në një “kran”
, armatura e cila ka qenë e lidhur vetëm për njërën anë dhe është ngritur në lartësi prej 2 metrave, është shkëputur dhe ka rënë mbi fatkeqin. Dëshmitar i rastit ka qenë edhe vozitësi i “kranit”. Me urdhrin e Prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin
- Gazetari nga Austria: Një vajzë nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin që ndodhi në shkollën e Grazit
- Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi
- Arrestime në Tetovë: Sekuestrohen armë, drogë dhe municion gjatë një bastisjeje
- Tragjedi në pyllin e Fraktosit: Ariu sulmon dy alpinistë, humb jetën njëri prej tyre
LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale