Ballina Aktualitet Lajme Arrestohen Veljanovski, Ristovski dhe Janakievski

Arrestohen Veljanovski, Ristovski dhe Janakievski

Arrestohen ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski. Arrestimi i tyre ka të bëj me ngjarjet në Kuvend me 27 prill. Ata dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Të arrestuarit po merren në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Penale.

Procesi gjyqësor rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend është para përfundimit, gjykimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Gjykimi në fillimi nisi kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona. Kurse dje të pandehurit thanë fjalët përmbyllëse.

Për më shumë informacione do të ju njoftojmë në vazhdim.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg