Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila është kandidate e OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet presidenciale nëpërmjet një video mesazh e njoftoi opinionin se për një afat rekord janë mbledhur 10.000 nënshkrimet për kandidaturën e saj për kryetare të shtetit.
“Sapo mora vesh se për një kohë të shkurtër, për disa orë janë mbledhur 10.000 mijë nënshkrimet e nevojshëm. Me këtë unë edhe zyrtarisht do të kandidoj për kryetare e Republikës së Maqedonisë. S’kam fjalët se si ta shprehi falënderimin. Kjo është ditë kur ne e nisim betejën për të drejtën dhe drejtësi në Republikën e Maqedonisë, nga zemra ju falënderoj”, tha Siljanovska.
Profesoresha Siljanovska para shtatë ditëve në kongresin e OBRM-PDUKM-së në Strugë mori mbështetjen e shumicës së delegatëve me çka edhe zyrtarisht partia më e madhe opozitare maqedonase kandidoi kandidaten e vet në zgjedhjet presidenciale.
Ndryshe, 10.000 nënshkrimet erdhën si nisëm për të dëshmuar se Siljanovska Davkova është kandidate mbipartiake.
https://youtu.be/mFw7KUMck90
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg