Dy minuta pas përfundimit të afatit zyrtar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka ndërpresë seancën parlamentare ku do të duhej të merrej një vendim për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski.
Në pjesën e fundit të kësaj seance të stërzgjatur ka pasur tensione verbale ndërmjet Xhaferit dhe koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski, i cili kërkonte pauza për koordinim, për shkak të të cilave edhe dështoi votimi i sotshëm. Gjatë seancës, nuk është sqaruar se çfarë parashikon procedura në një rast të tillë. /SHENJA/