Ballina Aktualitet Opinione Krizë e vërtetë apo Cirk i radhës?!

Krizë e vërtetë apo Cirk i radhës?!

Nga Muhamed Zilbeari

Marrja e imunitetit të deputetit Veljanovski këtyre ditëve është “top temë”e të gjithëve, duke filluar prej më lartë: parlamentit, deputetëve, partive politike, popullatës së thjeshtë, individëve…

Ç’ndodh në të vërtetë? Pleqtë më herët e përdornin fjalinë “tatari i martë vesht”. Po si të bëhemi edhe ne “tatarë” që të kuptojmë se ç’ndodh në të vërtetë?!?

“27 Prilli” i famshëm si duket shumëkujt, e në veçanti politikanëve në përditëshmëritë e tyre, u shërbenë si ushqim për “dietë”, me plot vitamina, varësisht për çfarë recete bëhet fjalë.

Futja e aktivistëve të VMRO-së në Parlament në datën e lartpërmendur është temë dhe dilemë e shumëkujt, për skenarin e përgatitur, për realizimin dhe aktorët pjesëmarrës. Sa po kalon koha, ngjarja bëhet më e komplikuar dhe më interesante edhe pse fillimi nuk u duk ashtu.
Afrimi i demonstruesëve te dera e Parlamentit pa u penguar nga policia, vonesa e konferencës për mediat nga ana e Talat Xhaferit (pas zgjedhjes së tij për kryetar paralamenti), hapja e dyerve të Parlamentit, nga sulmi ndaj Zaevit, shëtitja e deputetëve të BDI-së nëpër turmën e njerëzve sikur nuk ndodh gjë, përqafimi i Grubit me djalin e Mijallkovit, ikja e Besës, mosardhja e Ahmetit, demolimi total fizik dhe psikik i Selës, burgosjet e mëvonshme, amnestitë e të të njejtëve e deri te mosmarrja e imunitetit të Veljanovskit, ishte skenar i shikuar dhe i dëshmuar deri tani.

Po aktorët???? Në fillim dukej se edhe skenari edhe rolet ishin vetëm të një subjekti politik i quajtur VMRO, kurse të tjerët ishin kalimtarë rasti në incizimin e kësaj drame. Por në të vërtetë nuk po del kështu, skenari i kësajë qenka i përgatitur nga më shumë pjesëmarrës edhe realizimi po i njëjtë. Prej fillimit të burgosjeve e më vonë amnestisë selektive e deri te mosmarrja e imunitetit të Veljanovskit, del në sipërfaqe roli i skenaristëve sipas radhës dhe momentit.

Burgosjet dhe amnestia selektive, boshtin dhe arsyetimin e kishin në ndryshimin e Kushtetutës dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës.
Po tash, mosheqja e imunitetit të Veljanovskit?? Fshehtësive si duket u erdhi fundi. Del në shesh bashkëpunimi i të gjithëve në shpinën e një grupi të papërvojë ose më saktë “naivësh”. Jam i sigurt se skenaristët kanë planifikuar se më “naivi” nga krejt ky skenar do të dalë popullata e tjeshtë. U siguroj se këtu po gabojnë keq… shumica nuk e hanë.
Komentimi i procedurave nga kompetentët dhe jokompetentët, nervozat individuale dhe grupore, krizat artificiale qeveritare që ndodh ktyre ditëve, duke u munduar ta mjegullojnë diellin në mesditë të korrikut, janë vetëm një Cirk për të çorientuar vëmendjen e popullatës së thjeshtë dhe për të krijuar hapësira të reja për vjedhje e punësime të familjarëve të tyre.

Dikush i rrahur, dikush i gjobitur, dikush i koritur e dikush pa asnjërën, kjo nuk ka rëndësi, me rëndësi është të ruhen benefitet e skenaristëve.
Popullata më nuk thotë kështu, populli thotë ndryshe, mu ashtu si i thanë dhelprat njëra – tjetrës në ndarje: “Do të takohemi te lëkuraxhiu shumë shpejt!”.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg