Ballina Aktualitet Lajme Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëroit

Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëroit

Ndahet nga jeta bashkëshortja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Sadije Agolli.

E veja e poetit të shquar të letrave u nda sot nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Gazeta “TemA” ka konfirmuar lajmin e vdekjes së saj.

Ajo ndërroi jetë sot në spital, pas një hemoragjie cerebrale.

Prej momentit të ndarjes nga jeta të Dritëroit, Sadija kaloi një perjudhë mjaft të rënduar shëndetësore duke e përjetuar me vështirësi.

Sadije Agolli ka qenë gazetare dhe redaktore për vite me radhë duke i dhënë një kontribut të madh publicistikës shqiptare.

Në rrëfimin e saj të fundit për media, bashkëshortja e Dritëroit shprehej:

“Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur”, shprehej Sadija.

Një nga amanetet e fundit të bashkëshortes së Dritëroit ka qenë kthimi në muze i shtëpisë në vendlindjen e shkrimtarit në Menkulas të Devollit. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews