Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Goma të djegura, tymuese, shashka dhe gaz lotsjellës ishte panorama që shoqëroi protestën e sotme.
Policia hodhi vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët riktheheshin sërish dhe në disa raste kanë tentuar të cajnë kordonin me qellim hyrjen në Parlament, aty ku zhvillohej seanca plenare.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”. Pas mbylljes së seancës plenare, është mbyllur edhe protesta e opozitës. Gjatë fjalës së tij para simpatizantëve tek selia e PD, Lulzim Basha akuzoi policinë se ushtroi dhunë dhe paralajmëroi mosbindje civile nga jugu në veri.
https://youtu.be/VT5U2YqBaX4
https://youtu.be/o8dy-GlVPM4
https://youtu.be/qcfICl6VwO0
- Fushata në Facebook: Profile nga Vietnami bëjnë like postimet e “Team Edi Rama”
- Fier/ Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari
- Trump: Ka shumë urrejtje, ndoshta marrëveshja Rusi-Ukrainë nuk do arrihet
- Rrëfimi i fortë i Roberto Saviano/ E humba jetën kot, shpesh kam menduar t’i jap fund
- Analiza në DW/ AfD ekstremiste e djathtë, a është demokracia gjermane në rrezik
@tetovanews
@tn.lajmelokale