Kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se Britania mund të mos dalë nga Bashkimi Europian nëse parlamentarët e vendit të saj në mbledhjen e parashikuar për javën e ardhshme, refuzojnë të mbështesin marrëveshjen që ka arritur me Bashkimin Europian.
“Mbështeteni dhe Britania do të lerë Bashkimin Europian.
Refuzojeni dhe askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë” deklaroi ajo në një fjalim në Grimsby.
“Mbase as nuk do ta lemë BE-në fare. E vetmja gjë e sigurtë është pasiguria” u shpreh ajo sipas “Bloomberg”.