Një familje shqiptare është aksidentuar rëndë në Marostica, Itali.
Mësohet se është dëmtuar rëndë vajza 14-muajshe e familjes.
Ajo është dërguar në spitalin e Padovas, ku po lufton për jetën. Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda. Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.
Automjeti i familjes shqiptare u përplas me një kamion, i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo. Italiani po ngiste kamionin i bërë tapë.
Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.