Kylie Jenner sapo është kurorëzuar nga Forbes si miliarderja më e vogël në botë. Ajo i zuri vendin themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili u nderua me postin kur ishte vetëm 23 vjeç.
Miliarderja fiton të ardhura nga shfaqja e saj në episodet me familjen në emisionin Keeping Up With The Kardashian, nga projektet e ndryshme të modelimit dhe postimeve mjaft të paguara në Instagram.
Por pasuria më e madhe e Jenner rrjedh nga biznesi i saj Kylie Cosmetics.
Manjatja e kozmetikës po quhet ndryshe ‘makineria që prodhon para’. Motra e saj më e madh, Kim e cila konsiderohet mbretëresha e fisit Kardashian, ka një pasuri me vlerë rreth 350 milionë dollarë.
Por si mund të bëjë dikush 1 miliardë dollarë me një kompani që e ka ngritur vetëm tre vite më parë?
Kylie themeloi kompaninë e make-up më 30 nëntor 2015 dhe është pronare e vetme.
Kjo do të thotë se kompania nuk ka aksionarë apo investitorë që presin të marrin përfitimet e tyre nga të ardhurat e shitjes së produkteve të kozmetikës.
Pikërisht këtu qëndron kleçka e pasurisë së saj.
Shumica e njerëzve me një ide biznesi i duhet të kërkojnë investitorë, ose shesin aksionet e kompanisë për të pasur më shumë financime.
Por Jenner fatmirësisht deri tani ka arritur që t’ia dalë e vetme.Shitjet e produkteve të saj vijnë nga reklamimi që u bë në mediat sociale.
Manjatja e kozmetikës ka mbi 129 milionë ndjekës vetëm në Instagram.
Ky faktor zvogëlon një kosto të madhe të reklamimit të biznesit që kushton mijëra dollarë. Kylie punon me një staf prej 7 personash me orar të plotë, me produkte që kryesisht i merr nga Seed Beauty, një kompani që prodhon produkte kozmetike edhe për markat e tjera. Ata kanë 500 punonjës që punojnë në markën e Jenner.
Ndërsa financat e Kylie i menaxhon dhe kontrollon nëna e saj Kris Jenner, e cila merr 10% te fitimeve nga fëmijët e saj.
Vetëm vitin e kaluar, kompania fitoi 360 milionë dollarë nga shitjet./Burimi:Daily Mail