Kur bëhen bashkë Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, nuk ka asnjë dyshim se kënga do të jetë një hit i reziston kohës.
Por ka kohë që dyshja që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare është tërhequr nga muzika.
Por zërin unik të Armend Rexhepagiqit, meloditë e këngëve të tij me tekste plot emocion do t’i dëgjojmë sërish.
Këngëtari i njohur është rikthyer në muzikë me “Harrova”, një këngë të kahmotshme të tij.
“Harrova” që është një nga krijimet e cciftit Baraku-Rexhepagiqi tashmë nuk këndohet vetëm nga Armend Rexhepagiqi, ashtu si dikur.
Ai e ka sjellë një nga këngët më të bukura të karrierës së tij të bujshme në duet me Tunën.
Kjo këngë është publikuar sonte dhe është pjesë e albumit më të ri të këngëtares nga Shkupi, Tuna që mban titullin “Fortuna”.
Madje kjo këngë që ka risjellë Armend Rexhepagiqin edhe njëherë në skenë ka edhe një videoklip – jo me skena ekstravagante por plot pasion.
“Harrova” me tekstin që flet në secilën shkronjë dhe me melodinë që e ndjen secili duket se edhe njëherë do të rrëmbejë zemrat e publikut.