Kandidati i pavarur për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka tha se në këtë garë ka mbështetjen e dy partive shqiptare, por edhe një pjesë të diasporës në Amerikë.
Në një lidhje me skype për RTV ORA, Reka kishte një apel për të gjithë shqiptarët:
Blerim Reka: Nëse shqiptarët edhe pas kësaj që ndodhi nuk e kanë të qartë për kë duhet të votojnë, atëherë është çdo gjë e kotë. Unë vetëm do ti porosis, votoni me zemër, votoni me ndërgjegje.
Fillimisht mua më mbështet familja ime, më mbështesin dy partitë politike, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe një pjesë e diasporës shqiptare në Amerikë.
Reka prezantoi edhe 5 prioritetet e platformës së tij.
Blerim Reka: Prioritet i parë është Maqedonia si shtet multietnik i qytetarëve të barabartë. E dyta është shtet me zero probleme me fqinjët. E treta është shteti i 30 anëtar i NATO-s. I katërti është Maqedonia shtet negociator për anëtarësim në BE. Prioritet i pestë është parandalimi i shtetit të zbrazët.