Përpara ndeshjes së nesërme me Turqinë në “Loro Boriçi”, trajneri i kombëtares Cristian Panuçi ka dalë në konferencë për shtyp, me besim të plotë se Shqipëria do t’ia dalë ti startojë eliminatoret e me një fitore.
Panuçi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve edhe përsa i përket gjendjes së ekipit dhe çështjes “Lenjani’, që u krijua pas shpërthimit të futbollistit të Sion në rrjetet sociale kundër teknikut italian.
Çfarë keni parë nga skuadra këto ditë?
Kanë punuar mirë. Është ambient i mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër…
Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?
Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.
Duke qenë ndeshja e parë, është e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. Çfarë mesazhi u keni dhënë? Ku keni menduar ta godisni? Pika e tyre e fortë?
Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.
Keni deklaruar më parë që do tentoni ta fitoni ndeshjen. Kush janë pritshmëritë konkrete? Me çfarë rezultati do ishit i kënaqur?
Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë.
Shumë lojtarë luajnë në skuadrat më të rëndësishme në Itali. Ku mendoni se ka potencial për të shkuar Shqipëria?
Skuadra ka potencial. Të përqendrohemi tek Turqia dhe Islanda, Francën ta lëmë në terezinë e saj. Skuadra është e konsoliduar, por ka shumë rrugë për të bërë. Kjo skuadër është si një minë me sahat, mund të shpërthejë kurdo dhe, të bëjë gjëra të mëdha.
Lenjani tha që nuk vij më sa të jetë Panuçi. Mund të jetë si rasti Xhaka, që rikthehet? Sa e njihni Turqinë?
Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuç-it apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij.