Ballina Argëtim “Zbërthehet” moderatorja e njohur: Në gjimnaz më thërrisnin…

“Zbërthehet” moderatorja e njohur: Në gjimnaz më thërrisnin…

Hygerta Sako është një nga gazetaret sportive më të komentuara, kjo për shkak të formave të saj joshëse dhe jetëgjatësisë në ekran, që duket sikur e bën të duket me simpatike për çdo vit që kalon.

Së fundmi, ajo ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj private, kryesisht nga adoleshenca në një intervistë për “Who”.

Hygerta ka treguar se kur ishte në gjimnaz, shoqet dhe shokët e thërrisnin me një tjetër emër, duke u bazuar në stilin e flokëve dhe këngët që këndonte.

“Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës”, ka treguar moderatorja.

Gjithashtu gazetarja ka zbuluar se ka qenë një çapkëne e vërtetë në fëmijëri, madje largohej fshehurazi, pa dijeninë e prindërve.

Hygerta ka rrëfyer 10 gjëra që nuk i dinim për të:

-Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës.

-Në klasë të 7-të jam renditur e treta në Olimpiadën e Matematikës në shkallë qarku edhe pse hyra rastësisht të zëvendësoja një tjetër pjesëmarrës që mungonte për arsye shëndetësore.

-Di të qëndis e të qep në mënyrë perfekte që në moshë fare të vogël, të gjitha tipet e mundshme të qëndisjes apo tegelave dhe thur me shtiza shumë mirë. Vetëm grepin nuk e kam dashur dhe nuk e mësova kurrë.

-Kur isha vërtet shumë e vogël, duke qenë se i shkoja mbrapa vëllait kudo kur ishte me shoqërinë e tij, kam mësuar që fëmijë notin, të luaj tavllën, qylin e burgun në lojën e tavllës, shah, pesëkatësh, pesëqindësh, e plot lojëra të tjera çunash të cilat i zotëroj shumë mirë edhe sot e kësaj dite.

-Jam e fiksuar pas makinave të shpejta e me marshe dhe manovroj mjaft mirë me makinat, sa shpeshherë mendoj që duhet të isha bërë pilote.

-Jam aq supersticioze, sa tmerrohem kur më pret rrugën macja e zezë, nuk e heq kurrë varësen nga qafa sepse më duket fatsjellëse dhe nuk ia puth kurrë sytë njerëzve që dua, ashtu siç nuk lejoj të m’i puthin sepse mendoj se është ters.

-Në klasë të pestë fillova sportin e qitjes duke qenë se kisha të dhëna shumë të mira, por e ndërpreva shumë shpejt në pamundësi për ta ndjekur. Edhe sot e kësaj dite më pëlqen të shkoj të gjuaj me çifte me pjatelë apo të gjuaj me pistoletë në poligon dhe kam një nishan shumë të mirë.

-Nuk kam ngrënë dhe nuk do ha kurrë bretkosa apo kukurec, sepse më duken shumë të shpifura duke ditur origjinën edhe pse mund të jenë shumë të shijshme.

-Që e vogël fare, ikja fshehtas nga shtëpia me dëshirën për të eksploruar. Kam humbur disa herë dhe kam merakosur familjen.

-Nuk besoj tek Ferri apo Parajsa por tek rimishërimi dhe jetët e mëparshme e të ardhshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews