Ballina Kuriozitete Zbuloi hyrjen sekrete të arit të shtetit por nuk mori asnjë monedhë

Zbuloi hyrjen sekrete të arit të shtetit por nuk mori asnjë monedhë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një histori e pazakontë ndershmërie ka ndodhur në vitin 1836 në Britani. Një punonjës i kanalizimesh zbuloi hyrjen sekrete në Bankën e Anglisë, ku fshihej ari i shtetit. Ai u habit nga zbulimi por pavarësisht kësaj nuk u josh që të vidhte. Punonjësi iu shkroi në letër anonime drejtuesve të Bankës, duke iu thënë se i priste të takoheshin në dhomën e thesarit.

Pas shumë debateve, drejtorët vendosën të takoheshin me presonin që thoshte se kishte akses të futej në zonën e ndaluar. Në momentet që ata po prisnin, dëgjuan një zhurmë nga dyshemeja. Pas disa sekondash vunë re një person që po futej brenda. Ishte një punonjës i kanalizimeve, i cili rastësisht kishte gjetur një tub që kalonte poshtë dyshemesë së kasafortave dhe që lejonte hyrjen në të. U zbulua se punonjësi nuk kishte vjedhur gjë nga thesari dhe për ndershmërinë e tij ai u shpërblye. Pas kësaj u morën masa për forcimin e sigurisë së Bankës së Britanisë.